Kampion i Evropës për të dytin vit radhazi dhe të tretin në historinë e tij (1997, 2012, 2013) u kurorëzua ekipi grek i basketbollit Olimpiakos.
«Kuqebardhët» nga -17 pikë, që ishte diferenca në 10 minutëshin e parë, mbizotëruan dhe fituan me rezultatin 100-88 kundër Real Madridit në finalen e Final Four Euroleague, të mbajtur në stadiumin «02 Arena» të Londrës dhe hyri në «klubin» e Makabi Tel Aviv (2004 , 2005) e Jugoplastika (1989, 1990, 1991), të cilat janë ekipet e vetme që kanë marrë «back to back» tituj në Final Four.                                                               Jorgos Barxokas është trajneri i parë grek që fiton  Euroleague, ndërsa lojtari më i çmuar ishte kapiteni i ekipit grek, Vasilis Spanulis me 22 pikë, të gjitha në gjysmën e dytë të ndeshjes!  
Lojtari më i mirë i Final 4 të Euroleague për herë të tretë në karrierën e tij u shpall Vasilis Spanulis. Kapiteni i kampionëve Evropianë dhe grekë  me 22 pikët që shënoi kundër «mbretëreshës» së Spanjës, kontribuoi në masë të madhe për kapërcimin e diferencës prej - 17 pikëve dhe me të drejtë fitoi titullin!
Përveç këtij viti, Vasilis Spanulis ishte lojtari më i mirë dhe në Finalen e 4-ët të vitit të kaluar në Konstandinupoli, por edhe në atë të vitit 2009 në Berlin me ekipin tjetër grek Panathinaikos, që ka fituar 6 herë titullin e kampionit të Europës.
Pas triumfit, tifozët festuan këtë fitore të ekipit të tyre në të gjithë Pireun, por epiqendra si çdo herë ishte Pasalimani.
Lojtarët e Olimpiakos sigurisht me trofeun e tretë evropian do të largohen nga Londra sot në orën 15:00 (GMT) dhe do të mbërrijnë në aeroportin «Eleftherios Venizelos» në orën 18:30.
Ashtu si vitin e kaluar kampionët evropianë do të shkojnë me autobus në Pallatin e Sportit «Irini dhe Filia» (SEF) për të festuar së bashku me tifozët kupën e Euroleague për të dytin vit radhazi.
Urime dërguan Presidenti i Republikës, Karolos Papulas dhe Kryeministri, Andonis Samaras.
Në telegramin e urimit të tij Presidenti flet për një sukses të madh  që është një shembull për të gjithë.
«Suksesi juaj i madh në një organizim të madh pan-evropian, për të dytin vit radhazi është për ne një shembull i madh se me punë metodike, angazhim në objektivin tonë dhe mbi të gjitha besim në forcat tona, ne mund të arrijmë në majë. Ju falenderojë në emër të të gjithë grekëve», shkruan z.Papulas

Kryeministri Samaras shkruan.
«Nga zemra urime për Olimpiakos për të dytën fitore radhazi të titullit kampion i Evropës dhe për gëzimin që na dha  të gjithëve».                                                                                    Redaktor:               JorgosPikulas                                                                                                          Përgatiti në shqip:    Egli Ikonomu

Tetë policë dhe një protestuese u plagosën lehtë gjatë incidenteve, që ndodhën në pikën Karaxha  të Halkidikis, ku ishin mbledhur banorët dhe një grup grash, të cilët kërkojnë të ndalojnë punimet e kompanisë «Ellinikos Hrisos» - «Hellenic Gold».

Ministri i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikolaos Dendias për lëndimet e policëve  në Halkidiki theksoi:
 
«Të shtënat kundër policisë në Halkidiki janë një sfidë e madhe kundër Shtetit të Drejtësisë në vendin tonë. Është e kuptueshme se, në një vend demokratik cilido ka të drejtë  të protestoj. Por është gjithashtu e qartë se çdo kërkesë gjykohet nga autoritetet gjyqësore e të tjera kompetente  dhe të maskuarit nuk mund të imponojnë «të drejtën» e tyre me armë dhe  molotov. Ftojmë të gjitha partitë dhe të gjitha  organet e tjera të dënojnë këtë veprim të ri provokues kundër ligjshmërisë në vendin tonë, pa asnjë nënvizim. Qëndrimet e paqarta të kordinuara me mbështetjen e protestave nuk kanë vend. Më në fund, le të marrin të gjithë përgjegjësitë e tyre përkundrejt shoqërisë greke, ligjit dhe Kushtetutës».
 
Siç raportoi  në Agjencinë ANA-MPA, përfaqësuesi i banorëve të Halkidikisë verilindore, Tolis Papageorgiou, mbledhja u mbajt në prag të takimit të sotëm të tyre me Kryeprokurorin e Thesalonikit,  për të denoncuar si të paligjshme punimet e kompanisë «Ellinikos Hrisos» .
 
Në këtë zonë ishin përqendruar njësi të policisë MAT dhe sipas z.Papageorgiou, përleshja nisi kur trupat e policisë, filluan të lëvizin në mal, për të larguar protestuesit të cilët u munduan të ndalonin punimet. Në vazhdim trupat policore  përdorën gaz lotsjellës.
 
Gjatë përleshjeve tre gra u arrestuan dhe u plagosën katër persona, të cilët u dërguan në spitalin e qytetit Poligirou.
 
Sipas drejtorit të spitalit  Poligirou, Jorgo Remeli, të plagosurit, tre policët dhe një protestuese, pasi ju dha ndihma e shpejtë u larguan nga spitali.                                                                   Redaktor:                      JorgosPikulas                                                                                                                 Përgatiti në shqip:   Stavrula Evangjelu 

Masa të reja kundër evazionit fiskal me recetë të policisë ekonomike të SHBA-së planifikin qeveria.

Këto masa do të zbatohen nga muaji korrik i vitit 2013 dhe do të përfshihen në Kodin e ri të të Ardhurave Tatimore.

Sipas gazetës Vima të së dielës, tani e tutje të gjithë tatimpaguesit do të kenë një skedar individual elektronik, në të cilin do të regjistrohen përveç të ardhurave, kreditë dhe pasuria e tyre, të gjitha shpenzimet e vazhdueshme të tilla si fatura, bileta, fatura nga supermarketet dhe nëse do të jetë e nevojshme do të ftohen për kontroll.

Në objektiv do të jenë me dispozita specifike kompanitë offshore, ku menaxherët do të jenë përgjegjës dhe për herë të parë do të kontrollohen të ardhurat që referohen në kodin 659 të deklaratës tatimore, dmth interesi i kredive, të ardhurat që janë tatuar veçmas ose në një mënyrë të veçantë dhe ka shteruar detyrimi tatimor. Këto të ardhura tashmë deklarohen detyrimisht dhe merren parasysh për llogaritjen e taksës së veçantë të solidaritetit.

Për zbatimin e kontrolleve do të krijohen në të gjithë Greqinë 65 qendra të posaçme të Kontrollit me synim që të identifikojnë vatrat e evazionit fiskal të të gjitha kategorive të tatimpaguesve (profesionistët e lirë, bizneset e vogla e të mesme, e tjerë).
Redaktor:                      JorgosPikulas                                                                                                                 Përgatiti në shqip:   Stavrula Evangjelu                                                                

Federata e Mësuesve të Arsimit të Mesëm (OLME) ka mundësi të shpallë grevë 24-orëshe më 17 maj, ditën e parë të Provimeve Mbarëgreke dhe grevë pesë ditore nga data 20 e këtij muaji.
Takimi i djeshëm (9 maj) ishte një maratonë dhe u mbizotërua nga debate midis organizatave sindikaliste të Partisë Komuniste  (PAME) dhe të Demokracisë së Re (DAKE).
Ndërkohë, takim me ministrin e Arsimit do ketë të premten dhe bordi i Federatës së Arsimtarëve Privatë, e cila ka shprehur tashmë kundërshtimin e saj në rritjen e orarit të punës në  shkollat private.

Në një propozim për grevë në gjashtë ditët e para të provimeve mbarëkombëtare dhe takime të reja në 24 maj për të shqyrtuar ecurinë e protestave, duket se do të konkludojë OLME në takimin e sotëm.
Pas nëntë orësh me debate të ashpra, bordi i Federatës ndërpreu mbledhjen e djeshme për të vazhduar sot (10 maj) në mesditë. Siç tha kryetari, Nikos Papahristos, pak para ndërprerjes episodike, bordi ishte shumë afër formulimit të propozimit për grevë.
Pra shtyhet agonia e mijëra maturantëve dhe prindërve, ndërkohë që qeveria ka mesazhuar nga pardje se do të sigurojë në çdo mënyrë mbajtjen e provimeve.
Qeveria nëpërmjet ministrit të Arsimit mesazhon që provimet mbarëkombëtare do të zhvillohen normalisht. Për më tepër, denoncon opozitën për lojra partiake në kurriz të qindra e mijëra nxënësve dhe familjeve të tyre.

Greva e mësuesve gjatë periudhës së provimeve të maturës, ndezi debat intensiv politik mes Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s. Opozita kryesore fton Demokracinë e Re të pezullojë vendimet e saj dhe të hapë dialog me komunitetin arsimor. Siç tha deputeti Tasos Kuraqis, SYRIZA do të mbështesë çdo grevë të mësuesve.
Kundërshtimin e tij kategorik ndaj grevës së mësuesve shpreh kreu i PASOK-ut,  Evangjelos Venizelos.

Analoge ishin edhe deklaratat e deputetes së partisë tjetër që mbështet qeverinë (DIMAR), Maria Repusi.

Për politika ekstreme që do të çojnë në mjerim dhe mungesën e vlerave morale në shkollat publike, flasin Grekët e Pavarur.
Humbjen e vendeve të punës në arsim, të cilën kundërshton kategorikisht Partia Komuniste, vë në dukje sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Dhimitris Kucubas.
Kërkesat kryesore të mësuesve janë mos rritja e orëve të mësimit (2 orë më tepër në javë), por edhe të mos zvogëlohet numri i mësuesve me kontratë vitin e ardhshëm. Ata gjithashtu kërkojnë nga ministria e Arsimit  për të tërhequr dekretin presidencial për transferimin e detyruar të mësuesve.                     

Redaktore:              Sofia Janopulu                                                        

Përgatiti në shqip:    Egli Ikonomu